Paloka: Arrestohen ish-kryekomunarë komunasht, ndërsa Gjushi dhe Bushi “po bëjnë letrat”

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas urdhër-arresteve për 40 zyrtarë dhe ndërtues të dhënë mbrëmjen e sotme nga prokuroria.

Në reagimin e tij Paloka shkruan se sot dy muaj pas tragjedisë së tmerrshme të 26 nëntorit ku 51 persona humbën jetën, përgjegjësit e vërtetë bëjnë letrat për arrestimin e ish-kryekomunarëve të Tiranës.

Sipas tij për shkak të babëzisë dhe korrupsionit të ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako dhe atij të Krujës Artur Bushi humbën jetën dhjetëra persona, por askush prej tyre nuk është.

Postimi i Palokës

Në Thumanë vdiqën 24 qytetarë, viktima të neglizhencës dhe abuzimit të Bushit.

Në Durrës vdiqën dhjetëra të tjerë, si rezultat i babëzisë së Dakos.

Po nderkohe qe Gjushi dhe Bushi “po bëjnë letrat” , arrestohen ish-kryetarë të komunave në Tiranë.

Artikulli paraprakNjë fitore e shkëlqyer e Opozitës
Artikulli tjetërVërshim në selinë e PD Librazhd si asnjëherë më parë!