Pako me eksploziv pranë një automjeti, çfarë po ndodh në Vlorë?

Policia vazhdon të mbajë të rrethuar zonën ku këtë mbrëmje është gjendur pranë një automjeti një celular i lidhur me një pako që dyshohet se ka lëndë shpërthyese.

Siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara, pakoja që pritet te ekzaminohet nga forcat xheniere, është vendosur pranë një automjeti.

Policia ka rrethuar zonën në një perimetër sigurie të gjerë, ndërkohë që pritet të bëhet shpërthimi i komanduar.

Artikulli paraprakOperacioni i bujshëm/ Zëri i Amerikës citon mediat hele: 1,2 ton marijuanë nga Shqipëria u sekuestruan në Greqi
Artikulli tjetërAlarmi! 40 % e bizneseve turistike nuk do mbijetojnë, Maqedonia jep miliona euro, Rama asgjë!