Pack i bashkohet protestës së artistëve: Ligj i gabuar për Teatrin, nëse ky vend do të shkojë në BE duhet të dëgjojë këta njerëz

Kryetarja e Gruas në PPE, Doris Pack, i është bashkuar mbrëmjen e sotme protestës së artistëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile për mbrotjen e Teatrit.
Ajo e ka cilësuar të gabuar ligjin e miratuar ditën e djeshme në parlament. Sipas saj ky është një ligj i gabuar.
Më tej ajo ka shtuar se nëse ky vend do shkojë në Bashkimin e Europian njerëzit që janë këtu duhen respektuar dhe dëgjuar.
“Një qytet ka nevojë për vende të tilla, është një vend i jashtëzakonshëm që duhet ruajtur patjetër. Nuk mund ta kuptoj se si mund të kalohen ligje të tilla. Nuk e kuptoj se përse duhen 6 kulla të reja në këtë vend.
Më pëlqen trashëgimia kulturore e këtij vendi. Nuk kam një zgjidhje të menjëhershme për këtë situatë, por do jem e interesuar. Por ky ligj që kaloi pa votën e kryeministrit është një ligj i gabuar. Si mund të kalojë ky ligj pa votën e kryeministrit. Nuk e kuptoj si mund të miratohet ky ligj, pa marrë parasysh mendimin e njerëzve të cilët prej kaq shumë ditësh protestojnë para Teatrit.
Nëse ky vend do shkojë në Bashkimin e Europian njerëzit që janë këtu duhen respektuar dhe dëgjuar”.

protesta teatri1529344556

Artikulli paraprakBylykbashi: As në 97-ën nuk ka ndodhur kjo që Arta Marku i bëri Prokurorisë
Artikulli tjetërDeklaratë shokuese e ish-deputetit: Besim Dajaku e Bekim Kastrati janë vrarë me urdhër të Hashim Thaçit