Deklaratë shokuese e ish-deputetit: Besim Dajaku e Bekim Kastrati janë vrarë me urdhër të Hashim Thaçit

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike ë Kosovës, Gani Geci, gjatë rivarrimit të kolonel Ahmet Krasniqit, ka hedhur akuza të rënda ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai ka akuzuar Thaçin se ka dhënë urdhër për vrasjen e ish-gazetari të “Bota sot”, Bekim Kastrati dhe truprojës së Ibrahim Rugovës, Besim Dajakun.
Unë po i kërkoj Thaçit, sepse fal Zotit sjam vrarë, e dy shokët e mi janë vrarë. Hashim Thaçi po din si e ka shpall Haki Imerin, le t’i shpall Besim Dajakun e Bekim Kastratin, që i ka vrarë me urdhër të tij, sepse parat i ka dhënë Gani Thaçi, vëllai i tij, e i kanë ndarë paratë me disa kriminelë”, ka thënë Geci.
Sipas tij, Thaçi është duke u munduar që të ikë nga Gjykata Speciale.
“Hashim Thaçi duke u munduar t’i ik Gjykatës Speciale , po mundohet që secilin nga viktimat ta bëj hero dhe me të vërtetë kemi qenë heronj e ai s’ka pasur nevojë të na bëj fare sepse kemi luftuar për Kosovën. Ne ia kemi lëshuar Thaçit krejt Kosovën në dorë. Nuk munden më me i hedh hi syve këtij populli, me i vra e me ardh me i kajt ndërsa kur u vra Ahmet Krasniqi, cili prej tyre ishte aty, asnjëri. Cili prej tyre edhe ministrave kanë marr pjesë në varrim, asnjë.
Kjo është ceremoni politike, për ministrin e parë të mbrojtjes së Kosovës që e deshi shumë Kosovën dhe ishte nip i Zhilivodës, nip i familjes më patriotike në Kosovë”, ka deklaruar Geci.

Më tej, Gani Geci ka thënë se më Hashim Thaçin do të takohet në Gjykatën Speciale, duke i bërë kërkesë që të dorëzohet në Hagë.
“Thaçi me mua do të takohet në gjykatën speciale, do të ballafaqohem drejtpërdrejt me të në lidhje me komunikatën e 59 sepse aty ai e ka shkruar sikur për mua edhe shumë anëtarë të tjerë të LDK-së vrasje politike që gjithë bashkësia ndërkombëtare i ka hetuar si vrasje të tilla. Kërkoj prej Thaçit të dorëzohet para Tribunalit të Hagës, ti lë shkëmbimet e territoreve, këto përralla sepse një ditë do të bëhet boll dhe nuk duam ta kallim këtë vend, ne duam ta ruajmë këtë vend. Ata me argatë e tyre, me dhjetëra herë tentuan të më vrasin mua, un jam gjallë falë zotit. Unë po tutem që kam me vdek, por po tutem që kam me vdek para se me u përball me Thaçin. Do të jem dëshmitar në Specialen, do të dëshmoj për krimet politike që i ka bërë Thaçi në Kosovë edhe pas luftës. Ai nuk i ka parë asnjëherë serbët, ai ka luftuar vetëm me shqiptarë, ka vrarë vetëm familjet më të mëdha në Kosovë. Të gjithaq familjet patriotike i ka vrarë, unë jam gjallë pahiri, vetëm për t’iu treguar juve sot këtu”, ka deklarua ish deputeti i LDK-së dhe ushtari i UÇK-së, Gani Geci.

“Bota Sot”

hashi

Artikulli paraprakPack i bashkohet protestës së artistëve: Ligj i gabuar për Teatrin, nëse ky vend do të shkojë në BE duhet të dëgjojë këta njerëz
Artikulli tjetërShkrirja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, akt i qëllimshëm i Ramës për të mbrojtur Tahirin dhe Milin e Partisë