Pacienti shkon te QSUT të kurohet për tumorin, nuk punon pajisja

Ditë më parë emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi rrëfimin e një pacienti të dëshpëruar që nuk kishte më para për të kuruar sëmundjen e tij.

Në gjymtyrët e poshtme kishte njolla pasi ishte prekur nga tumori i lëkurës.

Denoncuesi tha se kishte shkuar disa herë në QSUT, por aparatura për problemin e tij nuk po vihet në funksion.

Drejtoresha e QSUT-së, Albana Fico, tha se ortovoltazhi i ri ka ardhur, por po bëhet gati bunkeri që të fillojë trajtimi.

Sipas drejtoreshës, ky problem mbyllet brenda shkurtit.

Tani që afati kaloi, “Stop” është interesuar pranë spitalit Onkologjik nëse ortovoltazhi është gati dhe pajisjet ishin ende të pamontuara.

Artikulli paraprakKushtoi 130 milionë euro, si u la të degradohej vetëm për 13 milionë euro TEC-i i Vlorës
Artikulli tjetërBashkimi që nuk ekziston dhe rruga ku duhet të ecë opozita