Osmani kërkon përkrahjen e Shqipërisë: Serbia synoi të shfarosë popullin shqiptar, genocidi duhet të dënuar

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në fjalën e mbajtur gjatë konferencës për media, pasi takoi kreun e PD-së Lulzim Basha, u shpreh se Shqipëria e Kosova duhet të punojnë bashkë në shumë drejtime.

Osmani tha se shqiptarët kudo janë duhet të jenë të bashkuar, duke shtuar se vërtetë jemi dy shtete, kemi dy flamuj, por kemi një shpirt.

“Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë këtu në selinë e PD-së. Si presidente, kërkoj bashkëpunimin e sinqertë, si dy motra ndërmjet dy Republikave të Shqipërisë dhe Kosovës, një bashkëpunim që nuk duhet të ketë asnjë bashkëpunim.

Duhet të punojmë të gjithë bashkë, sepse mbi të gjitha jemi shqiptarë. Të punojmë bashkë që flamuri i Shqipërisë dhe Kosovës të radhiten krah njëra tjetrës në çdo organizatë ndërkombëtare. Jemi dy flamuj, por jemi një shpirt i pamposhtur. Kështu duhet të jemi edhe mes vete, edhe përpara botës.”, tha Osmani.

Vjosa Osmani nënvizoi se Kuvendi i Shqipërisë duhet që të miratojë një rezolutë, që dënon gjenocidin serb në Kosovë, që është parë nga të gjithë ndërkombëtarët.

“Ne kërkojmë që të dënohet gjenocidi serb në Kosovë me anë të një rezolutë. Duhet të dënojmë krimin serb, pa asnjë pikëpyetje. Nuk ka pikëpyetje që Serbia ka kryer gjenocid. Serbia nuk ka dashur vetëm pastrim etnik, por synimi serb ka qenë që të shfarosë popullin shqiptar. Ne jemi këtu ku jemi, për shkak të luftës së UÇK-së, për shkak të Shqipërisë dhe aleancave botërore.

Serbia dhe aleatët e saj po falsifikojnë historinë. Shpresoj se përkrahjen do ta kemi përherë, që zërin tonë ta dëgjojë gjithë bota. Ju falënderoj zoti Basha që jeni deklaruar përherë për sovranitetin e Kosovës”, deklaroi Osmani.

Artikulli paraprakBasha zotohet para Osmanit: Vendimi i parë si kryeministër do të jetë heqja e traut në ‘Rrugën e Kombit’
Artikulli tjetërBasha-Osmani: Parlamenti shqiptar të votojë rezolutën për dënimin e krimeve serbe në Kosovë