Çfarë po ndodh në Shkodër? Studentët e ngujuar përfundojnë në spital!

Studentët vijojnë të protestojnë për plotësimin e 8 kërkesave të tyre themelore, ndër të cilat është ajo e uljes së tarifave të studimit, përmirësimin e kushteve në konvikte apo dhe anulimi i ligjit për arsimin e lartë.
Krahas bojkotit total, studentët kanë vendosur të ngujohen në fakultetet përkatëse, por ndërsa ata janë ngujuar dhe bojkotojnë, rektorati i Universiteti të Shkodrës, po tenton në çdo formë që t’i pengojë ata.
Pas fotove dhe videove të mbërritura në adresë të Faxëeb.al, nga studentët e Shkodrës, të cilët akuzojnë rektoratin se i ka kyçur brenda duke mos lejuar kështu që studentë të tjerë t’i bashkohen studentëve të ngujuar, sot ata kanë drguar disa foto ku disa prej studentëve kanë përfunduar në spital.
Studentët thonë se ndonëse janë ngujuar prej një jave në ambientet e Rektoratit, atyre nuk u janë ndezur kaldajat dhe kanë filluar të sëmuren për shkak të temperaturave të ulëta.

84B3B5AA480A868EBE0A86B6901DECD5 06122016223727951

Artikulli paraprakOpozita padit kryeprokuroren Arta Marku (Dokumenti)
Artikulli tjetërVlora, epiqendër e korrupsionit të zyrtarëve të organizatës kriminale Ramalindja!