Odisea hapësinore e Evropës

“BBC News”
Bashkimi Evropian lëshoi këtë muaj strategjinë hapësinore, një plan për të promovuar përdorimet e progameve Galileo dhe Copenicus, të cilët dërgojmë të dhëna vëzhguese dhe lundruese në Tokë nga satelitët që ndodhen në orbitë. Komisioneria evropiane për Tregun e Brendshëm, Elizabeta Bienkowska dhe zëvendëspresidenti i Komisionit, Maos Sefcovic vëzhgojnë prej shumë vitesh kozmosin dhe kanë zhvilluar strategjinë në fjalë, e cila është prezantuar në Space Expo në qendër të Brukselit. Siç tha edhe Sefcovic, “ëndrrat nuk janë më të mjaftueshme”. Tani, Bashkimi Evropian do të fillojë të kërkojë yjet.

Misioni në Mars nuk pritet së shpejti
Planet për eksplorimin e hapësirës së thellë i janë lënë në dorë Agjencisë Hapësinore evropiane me qendër në Paris, por Sefcovic dhe Bienkowska duan të gjejnë aplikime të mundshme praktike për të dhënat që po sillen në Tokë nga sistemi i satelitëve evropianë. Ata duan të lëshojnë raketa të reja, të afta për të mbajtur më shumë ngarkesë në orbitë, nga e cila mund të nisë më pas një mision për në Planetin e Kuq.
Sistemet Galileo dhe Copernicus prej kohësh asistojnë në punën e energjisë, transportit dhe teknologjisë, vetëm se shumica prej nesh nuk e dinë. “Rrjetet e energjisë elektrike, rrjetet smart dhe bankat kanë nevojë për të dhëna të sinkronizuara”, thotë Bienkowska. “Menaxhimi i trafikut dhe interneti në trena dhe avionë mundësohet nga këto programe. Të gjithë këto benefite do të vijnë pikërisht nga satelitët tanë në hapësirë”. Ajo thotë se 80 për qind e evropianëve nuk ia kanë idenë se si sa të rëndësishme janë të dhënat që vijnë nga kozmosi.

Nuk është vetëm për hapësirën
Të dhënat lundruese të satelitëve janë shumë herë më të sakta se të dhënat GPS, thotë Bienkowska, duke ndihmuar sistemet e transportit që varen nga vlerësimi i saktë i motit, harta dhe informacionet e orareve. Ka 14 satelitë Galileo në orbitë dhe plani është që ky numër të rritet deri në 30 deri në vitin 2020. Për momentin, sinjali ndonjëherë zëvendësohet me të dhënat GPS kur mbulimi satelitor ndërpritet, duke i dhënë Galileos frekuencën e saktë për të dërguar të dhëna në Tokë, por programi nuk është ende aq i fuqishëm sa për të ofruar shërbim të pandërprerë. Makinat e lidhura do të jenë objektet që do të përfitojnë më shumë nga ky program duke marrë shërbim të plotë dhe të detajuar të hartave. “Hapësira ka rëndësi të jashtëzakonshme për Evropën”, deklaroi Sefcovic dhe tani strategjia e hapësirës po përpiqet të gjejë mënyra për të kthyer investimin prej 12 miliardë eurosh që janë bërë deri tani në këtë sektor.

Aksesi autonom
“Na duhet të garantojnë se do të kemi akses autonom në hapësirë”, thotë Sefcovic, duke cituar mbrojtjen si një prej shtysave kryesore që mundëson programin hapësinor të Bashkimit Evropian. Hapi tjetër i madh në teknologji do të jetë ndërtimi i raketave më të lira dhe të ripërdorshme, në mënyrë që Evropa të mos të jetë e detyruar të paguajë vendet e tjera me miliona euro për dërgimin e një sateliti në hapësirë. “Nuk ka autonomi nëse nuk kemi lëshuesit tanë të satelitëve”, thotë Sefcovic. Kjo na fut në një tjetër garë hapësinore akoma më të vështirë dhe Bienkowska përmend këtu rritjen e Kinës dhe Indisë në garën për të fituar akses drejt yjeve. Katër satelitë do të lëshohen përpara përfundimit të këtij viti nga Guiana franceze për të ndihmuar sistemin Galileo, thotë ajo.

Zhvillimi i kërkimeve
Bienkowska thotë se Bashkimi Evropian është duke folur me qindra kompani më të vogla që kërkojnë të shpikin arritjet e ardhshme hapësinore, siç mund të jenë lëshuesit e raketave apo aplikacione të reja për të sjellë të dhënat hapësinore në përdorimin e jetës së përditshme. “Ne duam të krijojmë ekosisteme për sipërmarrje të vogla hapësire dhe do të krijojmë një fond të posaçëm për to”, thotë Bienkowska. Kjo do të mund të mbledhë më pas miliarda euro, por janë para të investuara, jo të shpërdoruara. Për çdo euro që do të hyjë në këtë industri, shtatë të tjera do të kthehen në formën e vendeve të punës dhe rritjes ekonomike.

Të dhënat hapësinore kundër ndryshimit të klimës
Nga 50 variablat e nevojshme për të vëzhguar veprimtarinë e ndryshimit të klimës, 26 prej tyre mund të maten nga hapësira, thotë Komisioni i Hapësirës. “Një nga çështjet më të rëndësishme në Paris gjatë samitit të ndryshimit të klimës, është monitorimi”, thotë Sefcovic. “Aktualisht ky sistem varet nga dokumentacioni, por në të njëjtën kohë ne besojmë fuqimisht se mund të arrijmë të përfitojnë të dhëna shumë herë më të sakta nga sistemi satelitor”. Kjo mund t’i ndihmojë vëzhguesit e ndryshimit të klimës për të kontrolluar nivelet detare dhe të monitorojnë sistemet e klimës. Copernicus që tani vëzhgon detajet si lagështia e Tokës për bujqësinë, madje edhe tokat ku duhet të ngrihen ferma të reja në bazë të avantazheve që ofron klima në atë vend. Qeveria e Shteteve të Bashkuara përdor të njëjtën teknologji për të gjurmuar uraganët.

Përgatiti:
KLARITA BAJRAKTARI

Artikulli paraprakMakthi i luftës kibernetike
Artikulli tjetërEkonomia amerikane pas 8 nëntorit