Numri i vdekjeve nga virusi është 5 herë më i lartë nga sa raportohet, Spahia: Këto ndodhin brenda shtetit të Edi Ramës!

Revista Monitor konfirmon me shifra të Gjendjes Civile, 6 mijë vdekje më shumë në vitin 2020 në krahasim me një vit më herët. Dhe sipas trendit rritës edhe në vende të tjera, shkaku është Covid-19.

Shifra që jep gjendja civile, se gjatë vitit 2020, në Shqipëri kanë humbur jetën rreth 28 mijë persona, tregon se numri i vdekjeve nga virusi është 5 herë më i lartë se raportimet e ministrisë së shëndetësisë mbi Covid-19.

Kjo nuk është surprizë sepse kemi denoncuar në mënyrë të përsëritur manipulimin me numrin e fataliteteve Covid-19. Shifrat e gjendjes civile konfirmojnë realitetin e trishtë.

Më e rëndë është se mbi 10 muaj nga deklarimi i rastit të parë me Covid-19, nuk ka një studim të ministrisë a të ISHP-së mbi nivelin imunitar në vend, tejet i nevojshëm si informacion, edhe për shkak të numrit të ulët të testimeve.

Të gjithëve na kujtohet se si në javën e tretë të prillit nisën të kryhen analizat serologjike dhe autoritetet premtuan një studim bazuar në rezultatet e tyre. Fakt është se 9 muaj më pas, as studim nuk ka, e as të paktën një numër total të testimeve serologjike të kryera dhe rezultatet. Nuk arrijnë as të kryejnë një përpunim të thjeshtë të dhënash !

Paaftësi kriminale dhe primitivizëm i tillë menaxherial nuk është parë ndonjëherë në 3 dekada demokraci !

Kjo qeveri do mbahet mend, sesi propagandën e pati të vetmen njësi matëse të «punës» së vet, kosto e rëndë prej gati 8 vitesh për shqiptarët.

141304981 2834632226864159 5184652823207910305 n

Artikulli paraprakMjeku publikon shifrat e vaksinimit: Shqipëria në vendin e parafundit në botë! Kemi lënë pas Guinenë…
Artikulli tjetër“8 vjet vuajtje, sakrifica, persekutim, largime nga puna, emigrim i detyruar”, Alibeaj takime me strukturat në Fier: 25 prilli, mision historik!