“8 vjet vuajtje, sakrifica, persekutim, largime nga puna, emigrim i detyruar”, Alibeaj takime me strukturat në Fier: 25 prilli, mision historik!

Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Fierit, Enkeleid Alibeaj vijon takimet me strukturat. Alibeaj shkruan në një postim në rrjetet sociale se, sot ka takuar strukturat e Rajonit 3 Fier. Alibeaj shkruan se, 25 prilli është dita për një Shqipëri të punës, të lirisë dhe shpresës se ky vend do bëhet nga shqiptarët patriotë!

“Takim i radhes me Strukturat e Rajonit 3 Fier. 8 vjet vuajtje, sakrifica, persekutim, largime te paligjshme nga puna, rrahje, burgosje, emigrim i detyruar e mjerim ekonomik i kane bere keta burra e gra, me te forte, me te pjekur, e shume here me te bindur, se permbysja e rregjimit eshte sherbimi madhor ndaj qytetarise se neperkembur fierake.

E keta njerez e kane marre persiper kete mision historik! 25 prilli eshte dita per nje Shqiperi te punes, te lirise dhe shpreses se ky vend do behet nga shqiptaret patriote!”, shkruan Alibeaj.

1 51

2 47

Artikulli paraprakNumri i vdekjeve nga virusi është 5 herë më i lartë nga sa raportohet, Spahia: Këto ndodhin brenda shtetit të Edi Ramës!
Artikulli tjetërPeriferia e Tiranës e braktisur plotësisht! Tabaku me banorët e Zallherit: Mungojnë rrugët, mungon uji i pijshëm, mungojnë investimet…