Numër i lartë i rasteve me Covid-19, mbyllet Shtëpia e Foshnjes  

Është mbyllur shtëpia e fëmijës në qytetin e Vlorës, për shkak të shpërthimit të rasteve me Covid.

Burime bëjnë me dije se, nuk do të ketë hyrje dhe dalje nga institucioni, për të shmangur përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Stafi që është brenda do të qëndrojë në karantinë për një periudhë dy javore. Mbyllja nga ISHSH për shkak të rasteve me covid të konfirmuara në shtëpinë e Fëmijës.

Aktualisht të prekur janë 8 punonjëse dhe 4 fëmijë, gjendja e të cilëve për momentin paraqitet e qendrueshme.

Artikulli paraprakThemeluesi i “Health Revolution” tregon kurën që shëron njerëzit nga Covid-19
Artikulli tjetër“Unë do ta bëj”, Pipero: Kam disa informacione se vaksina ndaj Covid-19…