Nuk ndalet revolta e punonjësve të Albpetrolit, ngrihen sërish në protestë

Punonjëst e Albpetrolit sërish kanë zhvilluar protestë para zyrave të kompanisë.

Pas vendimit për uljen e rrogave apo ndërprerjen e kontratës së punës, ata kanë nisur prej ditës së djeshme protesten.

250 punëtorët e Albpetrol në qytetin e Fierit, që kanë mbi 35 vite në punë, po hidhen në rrugë pasi u thonë se do të ketë ulje pagash.

Punëtorët janë njoftuar për ulje të pagave dhe shkurtime të vendevet të punës nga administratori i Albpetrol.

Nje nga punonjësit u tha gazetarëve se sindikatat janë si “njësitet guerile” që nuk bëjnë asnjë punë.

Artikulli paraprakKapet kamioni me ilaçe kontrabandë
Artikulli tjetërStudentët kundër zgjedhjeve në universitete: Është një proces zgjedhor përjashtues…