“Nuk bëhemi mburojë për askënd”/ Indrit Sefa: Mbështetja e PD ndaj SPAK-ut është pa kushte

I ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv, anëtari i kryesisë së PD, Indrit Sefa, u shpreh se në Partinë Demokratike nuk ka askush mbrojtje politike, qoftë ky edhe Lulzim Basha.

“Unë po të them qëndrimin e Partisë Demokratike është ky: Nuk bëhet mburojë për asnjë njeri. As për Indrit Sefën, as për Lulzim Bashën, për asnjë njeri. Ky është qëndrim politik i mbajtur në organet strukturore dhe drejtuese të Partisë Demokratike dhe është qëndrim politik. Në qoftë se ne do të çedojmë nga kjo, është turpi jonë pastaj. Unë po e them në studio dhe ky është qëndrim politik. Dhe normalisht unë nuk e di që asnjë funksionar i lartë i Partisë Demokratike të ketë mbajtur qëndrim të kundërt nga ky që them unë.” – u shpreh Sekretari Ligjor i PD-së.

Më poshtë pjesë nga biseda e tij:

Ne kur themi që e mbështesim SPAK-un pa asnjë kusht dhe pa pasur në konsideratë asnjë emër të përvetçëm, e kemi me të vërtetë dhe e bësojmë këtë gjë. Në qoftë se edhe Lulzim Basha do të ishte në SPAK, ne do të kishim të njëjtin qëndrim ndaj SPAK-ut. Është dosja e 21 janarit në SPAK, të hetohet të dali kush të dali, t’i dali për zot. Kush ka bërë veprime anti-ligjore t’i dali për zot drejtësisë. Nuk ka mbrojtje politike askush në Partinë Demokratike. NË Partinë Demokratike nuk ka asnjë person mbrojtje politike. Unë jam politikan, jam dhe avokat. Ama kur jam në politik mbaj qëndrim politik. Unë gjyqe publike nëpër studio televizive nuk bëj. Edhe ky është qëndrim që është qëndrim politik. Ne të dalim nëpër studio e të bëjmë gjyqe politike, gjyqe prokurorëve, gjyqe të gjithë palëve në studio televizive, pa pasur dosja, pa pasur prova, pa qenë pjesë e këtij procesi, pa ditur se çfarë kanë thënë dëshmitarët, pa ditur se cilat janë dëshmitë, vetëm këtu te ne ndodhin. Kjo është e vërtetë. Ne hamendësojmë se çfarë ka gjyqi. Ne bëjmë 10 emisione televizive se del avokati i një pale që është i pandehur dhe thotë që gjyqi vajti kështu. Ndërkoh që del vendimi dhe është komplet e kundërta. Tani ku vajtën ato 10 emisione televizive? Bën që qytetarët të humbin besimin te drejtësia, ndikojnë egërsisht që qytetarët të krijojnë një perceptim të gabuar të drejtësisë. Prandaj ne duhet të jemi shumë më të vëmendshëm, shumë korrekt. Sidomos politika njëherë duhet të jetë shumë e përmbajtur. Çfarë shikoni ju te kasta e vjetër e politikës? Kanë të njëjtin qëndrim. Njëri del natë për natë e thotë bandë, organizatë e strukturuar kriminale. Kjo është çmenduri mo. Prokurorisë të Posaçme që e ke si strukturë në Kushtetutën e vendit, t’i thuash organizatë kriminale. Dhe del e shan kryetarin e SPAK-ut nga mëngjesi deri në darkë. Kjo nuk është politikë, kjo është marrëzi kolektive. Dhe normalisht është një kastë e tillë politike. Unë po të them qëndrimin e Partisë Demokratike është ky: Nuk bëhet mburojë për asnjë njeri. As për Indrit Sefën, as për Lulzim Bashën, për asnjë njeri. Ky është qëndrim politik i mbajtur në organet strukturore dhe drejtuese të Partisë Demokratike dhe është qëndrim politik. Në qoftë se ne do të çedojmë nga kjo, është turpi jonë pastaj. Unë po e them në studio dhe ky është qëndrim politik. Dhe normalisht unë nuk e di që asnjë funksionar i lartë i Partisë Demokratike të ketë mbajtur qëndrim të kundërt nga ky që them unë.

Tjetër gjë. Çfarë shikoni ju në të gjithë Ballkanin Perëndimor, nga Kroacia deri në Maqedoninë e Veriut? KA prokurori speciale apo jo? Në Kroaci ka pasur prokurori speciale, në Mal të Zi ka pasur prokurori speciale, në Shqipëri prokurori speciale në Maqedoni prokurori speciale. Ku nuk ka? Vetëm në Serbi apo jo? Pse? Sepse është influenca Ruse. Edhe prioritetet e presidentit Biden është lufta kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në Ballkanin Perëndimor. Çfarë do të thotë, në të gjithë këtë rajon ku influenca amerikane është e fortë, ata kanë ndërhyrë me mjetet e tyre, që është lufta ndaj korrupsionit. Shikoni deklaratat e Ambasadës Amerikane, të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, janë lufta dhe përfundimi i pandëshkueshmërisë. Kush është ky zotëria këtu mbrapa. Është simboli i pandëshkueshmërisë. Simboli i politikës amorale. E shikon atë burrin tjetër. Ai burri tjetër ka dalë non grata prej atij tjetrit atje. Lexoja motivacionin e non gratës të atij. Çfarë thotë? Ka bërë veprime konkrete politike për të mbrojtur aleatët e tij nga drejtësia. Ky burri ka qenë ish kryetar i partisë time dhe ish kryeministri i qeverisë time, ka dal non grata prej atij burrit tjetër. Që e mori në koalicion një parti ultra të majt, e futi pjesë të koalicionit. Ky zotëria doli non grata prej atij zotërisë, sepse doli në përgjim, u vranë katër njerëz në bulevard për dorëheqjen e atij zotërisë, dhe një vit pas kur demokratët ishin të gjithë me kokën poshtë, ai hante ngjala me Edi Ramën, për të rrëzuar demokratët nga pushteti. Mori pushtetin me Edi Ramën dhe përndoqi demokratët derisa i hoqi nga puna të gjithë, nga i pari tek i fundit.

Artikulli paraprak“Kryeparlamentarja ka kaluar vijën e kuqe”, Pampuri: Nikolla injoron kërkesat e PD-së, njeh ato të Rithemelimit. Kjo është shkelje ligji
Artikulli tjetër“SPAK kompetenca për t’i dhënë fund korrupsionit”. Basha pret kryesuesen në detyrë të OSBE, Clarisse Pasztory