Normat e interesit, BSH këshillon bankat për më shumë kujdes

Në pritje të rritjes së normave të interesit në tregjet ndërkombëtare, Banka e Shqipërisë ka vënë në monitorim bankat tregtare që t’u përgjigjen reagimeve pa cenuar stabilitetin financiar, në raportin vjetor të 2016 përgatitur për Kuvendin. Për  shkak  të  mospërputhjeve  midis  aktiveve  dhe  detyrimeve  të  ndjeshme  ndaj  lëvizjeve  në  normat  e  interesit,  sektori  është  i  ekspozuar  ndaj  një  rritjeje  të  shpejtë  të  normës  së  interesit. Ndonëse  probabiliteti  i  rritjes  së  shpejtë  të  normave  të  interesit  është  aktualisht  i  ulët,  Banka  e  Shqipërisë  iu  ka  rekomanduar  bankave  të  përfshijnë  vlerësimin  e  këtij  rreziku  në  analizat  e  tyre dhe  të  veprojnë  për  minimizimin  e  tij  në  rast  se  ai  vlerësohet  i  rëndësishëm. Niveli  i  pozicioneve  të  hapura  neto  valutore  paraqitet  në  rënie  krahasuar  me  një  vit  më  parë,  duke  sugjeruar  ekspozim  të  kufizuar  ndaj  rrezikut  (luhatjeve)  të  kursit  të  këmbimit. Në  dhjetor  2016,  në  nivel  sektori,  pozicioni  i  hapur  valutor  “në  blerje”  shënonte  7.0%  të  kapitalit  rregullator  (nga  7.7%  në  dhjetor  të  vitit  2015). Por megjithëkëtë fakt Banka e Shqipërisë ka lançuar një nismë për deeuroizimin e mëtejshëm të ekonomisë.

Artikulli paraprak21% e punonjësve u vonohen pagat, 55% u cenohen marrëdhëniet në punë
Artikulli tjetërZhduken fitimet e kompanive, vetëm 10 milionë lekë te Financat