Një shqiptar kapet në Bari me 1 kg heroinë në makinë

Një shqiptar u arrestua nga policia italiane në Brindisi, pasi u kap me një sasi lënde narkotike heroinë. Karabinierët ndaluan për kontroll rutinë një makinë, në bordin e së cilës ndodheshin tre persona, dy prej të cilëve ishin shqiptarë. Dyshimet e karabinierëve nisën kur njëri prej shqiptarëve u bë nervoz dhe kështu vendosën për një kontroll më të imtësishëm në të gjithë automjetin.
Gjatë kontrollit në brendësi të një çante u gjet 1 kilogramë heroinë, e paketuar me letër alumini.
Të gjithë personat që ndodheshin në makinë u shoqëruan në polici për t’u marrë pyetje, deri kur njëri prej shqiptarëve, emri i të cilit nuk bëhet me dije, pranoi se çanta me lëndën narkotike i përkiste atij.

Artikulli paraprak500 euro për person, asgjesohet rrjeti që trafikonte shqiptarët
Artikulli tjetërKapet me 11.5 kg kokainë një shqiptar në Itali