Një show që fsheh mjerimin!

Nga Patrik SADIKAJ

Shqipëria është në krizën më të madhe ekononike dhe shëndetësore, ndoshta një nga krizat më të rënda që prej vitit 1990, por kryeministri i vendit e ka mendjen vetëm për show. Batuta në konferenca shtypi dhe kohë e pafundme e humbur pa bërë asnjë punë, veç shpikje për karrigen e tij. Në kulmin e kësaj krize ai nga mëngjesi deri në darkë flet për gjithçka, veç për hallet e shqiptarëve.

Asnjë ide për zgjidhje të krizës, asnjë plan ekonomik, asnjë plan shëndetësor.

Zero!

Po, ama ka ide e zgjidhje se si të manipulojë zgjedhjet, të eleminojë kundërshtarët politikë, të bëjë ligje për tendera, PPP dhe koncensione.

Këtë bën nga mëngjesi e deri në darkë.

Madje për hir të show-t ai në vend që të bëjë punën për të cilën paguhet, ka gjithë disponilitetin për të shkuar në Këshillin Politik dhe të bëjë shfaqjen e rradhës të propagandës me lugën bosh.

Gjithçka për të hequr vëmendjen nga kriza që po i mbyt shqiptarët.

Për të hequr vëmendjen ai është gati të bëjë gjithçka, madje dhe të sulmojë BE-në që media të ketë kockën e rradhës ku të lëpihet, në mënyrë që askush mos të shohë mjerimin social-ekonomik dhe shëndetësor të popullit.

Të hënën ai, duke shkuar në Këshillin Politik për të synuar mekanizmat që e mbajnë në politikë (si kryeministër është i marrë fund), ai do kapë faqen e parë të medias, duke lënë pas fasadës së tij mjerimin, varfërinë në të cilin sot janë zhytur shqiptarët.

Artikulli paraprakShifra alarmante! Infeksioni nga Covid-19 është 20 herë më i lartë se në Itali! Berisha tregon 6 arsyet
Artikulli tjetërBasha të hënën viziton Kosovën, do të takohet me drejtuesit më të lartë