Një rreshtim i neveritshëm në aferën e rradhës së Ramës

Nga Luçiano Boçi

Parlamenti që ha turpin me kartona

Votimi i ligjit special për t’i dhënë pronën publike një klienti dhe për të shembur teatrin, dëshmoi dhe njëherë degradimin moral dhe politik “të tufës” mazhoritare.
Kanë kohë që turpin këta e kanë ngrënë me bukë.
Tani po e ripërtypin dhe me kartona.
Një rreshtim i neveritshëm ky i përfaqësuesve që të vetmin përfaqësim, kanë aferën e rradhës së Ramës së tyre.
Parada e kartonave që shembin historinë është shembulli më i keq i një politike që varros vlerat kulturore dhe grabit vlera monetare.
Nuk di sa ndërgjegje ngel tek dikush që përdor votën si të ishte letër higjenike e kryetarit.
Demokracia do ishte më e lumtur pa këtë soj parlamenti.
Lavdi parlamentit të ripërtypsëve!!!!

boci2

Artikulli paraprakNastradini, gozhda, Rama dhe Fusha!
Artikulli tjetërÇmenduria e fundit, pas gjykatave, vegla e Ramës shkrin edhe Prokurorinë