Një avion i rrëmbyer libian ulet në Maltë

Një avion i një linje fluturimesh të brendshme në Libi është rrëmbyer të premten nga një person që pohonte se kishte një bombë dore dhe u ul në Maltë.
Rrëmbyesi i tha ekuipazhit se ishte “pro Gadafit” dhe se ishte i gatshëm të lirojë të 111 udhëtarët, por jo 7 anëtarët e ekuipazhit të avionit Airbus A320, nëse plotësoheshin kërkesat e tij.
Është e paqartë se cilat ishin kërkesat e tij dhe nëse rrëmbyesi vepronte i vetëm. Ish-udhëheqësi libian Muammar Gaddafi, është vrarë në kryengritjen e vitit 2011 dhe që atëherë vendi është rrënuar nga dhuna e fraksioneve.
Avioni po fluturonte nga Sebha në jugperëndim të Libisë për në Tripoli si pjesë e kompanisë shtetërore Afriqiyah Airways.
Malta, ishull i vogël mesdhetar, ndodhet rreth 500 kilometra në veri të bregdetit libian.
Kryeministri maltez, Joseph Muscat shkroi në Twitter: “Jam informuar për një situatë të mundshme rrëmbimi. Një fluturim i linjave të brendshme libiane është ulur në Maltë”.

Artikulli paraprakMenaxherja e Niko Peleshit në krye të Bordit të Universitetit
Artikulli tjetërSiri, dhjetëra civilë të vrarë nga sulmet ajrore të Turqisë