Një 38-vjeçar mbërrin i pajetë në Spitalin e Beratit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, ku një 38-vjeçar ka mbërritur i pajetë në spital. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se, shtetasi me inicialet A.K., ka mbërritur i pajetë dje në rrethana ende të paqarta. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Ndërkohë, një 20-vjeçar është çuar me urgjencë nga familiarët në Spitalin e Durrësit, pasi kishte pirë fostoksinë. Pavarësisht se B.D., banues në fshatin Kullë, u çua për të marrë ndihmën mjekësore për shkak të gjendjes së tij të rëndë nuk mundi të mbijetonte. Trupi i tij është në morg, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vetëvrasjes.

 

Artikulli paraprakPërgatituni të paguani faturat e ujit nga 35 mijë lekë, ose hidhini në lanë me 27 janar
Artikulli tjetërHumb jetën një shqiptar në Greqi