Nihilisti absolut është injoranti absolut, dhe ky është Edi Rama!

Sali BERISHA

“Në 25 vitet e fundit… Në 25 vitet e fundit… Në 25 vitet e fundit…”
Nihilisti absolut është injoranti absolut, dhe ky është Edi Rama!
Nihilizmi absolut është injorancë absolute! Këtu më poshtë keni vetëm disa nga deklaratat publike, nihiliste absolute, jo të një të sëmuri në pavijonin psikiatrik të Vlorës, as dhe të një të “marri” që endet rrugëve, por fiks të kreut të ekzekutivit të vendit!
Kështu, i tmerruar nga megakorrupsioni dhe dështimi i tij total, Edvin Kristaq Rama përpiqet të fshijë nga memoria e shqiptarëve, sipas tij dembelë dhe të paditur, çdo gjë këto 25 vite.
Këtu më poshtë keni vetëm disa nga deklaratat e nihilizmit absolut të Edvin Kristaq Ramës:
– Në bujqësi (dje në Troshan) nuk është investuar një qindarkë në 25 vitet e fundit, paçka se në bujqësi vetëm në vitet 2006-2013 janë investuar në rrjetin rrugor rural, në shkolla, ujësjellësa, kanalizime, frutikulturë, tregje, fabrika agropërpunimi mbi 3.2 miliardë dollarë!!
– Në rrjetin e shpërndarjes të energjisë nuk është investuar një qindarkë në 25 vitet e fundit, pra që nga koha e Enverit, deklaratë e bërë gjatë “inaugurimit” të punimeve në unazën energjetike të Jugut inauguruar nga unë në pranverë të vitit 2013.
Paçka se vetëm në vitet 2000-2013 në sektorin energjetik janë investuar mbi 900 milionë dollarë, nga të cilat vetëm në rrjetin e shpërndarjes mbi 300 milionë dollarë.
Në Gjirokastër (gjatë vizitës në këtë rreth) tha se kemi investuar më shumë se 25 vitet e fundit të marra së bashku, paçka se në Gjirokastër, nga Tepelena në Koshovicë vetëm në vitet 2006-2013 janë investuar 450 milionë dollarë kurse në Gjirokastrën kulturore historike, në qendrën e qytetit janë investuar 11 milionë euro!
Në Vlorë gjatë vizitës së tij në këtë rreth Rama deklaroi: Kemi investuar më shumë se 25 vitet e fundit të marra së bashku, paçka se nga vitet 2000-2013 janë investuar 850 milionë dollarë.
Në Shkodër, gjatë vizitës së tij ai deklaroi: kemi investuar më shumë se 25 vitet e fundit të marra së bashku, paçka se në Shkodër në vitet 2006-2013 janë investuar 540 milionë dollarë.
Në Korçë, gjatë vizitës së tij Rama deklaroi: kemi investuar më shumë se 25 vitet e fundit të marra së bashku, paçka se në Korçë janë investuar 600 milionë dollarë.
Në Berat, gjatë vizitës së tij ai deklaroi: kemi investuar më shumë se 25 vitet të marra së bashku paçka se në Berat janë investuar 420 milionë dollarë!
Këto deklarata nuk vijnë nga një i sëmurë që mjekohet në spitalin psikiatrik të Vlorës, as dhe një i “marrë” që sillet rrugëve, por vijnë nga Edvin Kristaq Rama që përdor nihilizmin absolut, injorancë absolute duke besuar se kështu mund të mashtrojë shqiptarët pasi pas tri viteve në pushtet, sipas regjistrave zyrtarë të tij, ka investuar 2.3 miliardë euro, pra një shumë të barabartë me fondin e ndërtimit të Rrugës së Kombit dhe asaj Ibë-Elbasan, 16 km tunele të standardeve ndërkombëtare, autostradave Lushnjë-Fier, Levan-Vlorë; Levan-Tepelenë dhe rruga e Bregut të marra së bashku.
Ai kalon në nihilizëm absolut pasi nuk është në gjendje t’u tregojë shqiptarëve një vepër publike të ndërtuar në këto tri vite që ka kushtuar më shumë se 12 milionë euro apo të gjitha veprat e tri viteve të fundit të marra së bashku që të kenë kushtuar më shumë se 45 milionë euro.
Kjo sepse 2.3 miliardë euro janë vjedhur, vjedhur dhe vetëm vjedhur, me lukse zyrash, vetura, WC, chartera, orgjira, etj., etj.
Kështu, Edvin Kristaq Rama beson verbërisht se me nihilizëm absolut do të mund të mbulojë para shqiptarëve, sipas tij dembelë dhe të paditur, vjedhjet, shpërdorimin e miliarda eurove, megakorrupsionin e tij!

Artikulli paraprakDenigrimi i gazetares nga Rama dhe heshtja e Enit
Artikulli tjetërÇfarë do të ndodhë pas marrjes së Mosulit?