Ngjarje e rëndë në Gjirokastër, vritet një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër. Bëhet e ditur se është vrarë një person, i cili quhet Andrea Xhavarra 60-vjeç ndërsa ende nuk dihet me çfarë mjeti është vrërë. Burime bëjnë me dije se autor i ngjarjes është Jano Koleta ndërsa ka ndodhur pas një konflíkti në fshatin Labovë të Gjirokastrës.

Paraprakisht, dyshohet të jenë përdorur nga autori mjete të forta ndërsa shkak është bërë një çështje pronësie.

Pas ngjarjes është njoftuar ambulanca e cila ka marrë Xhavarrën për ta dërguar në spital por që ka ndërruar jetë gjatë rrugës ende pa arritur.

Artikulli paraprakProcedimi i maturantëve protestues nga Rama, Këlliçi: Gjoba politike për të shtypur pakënaqësitë e popullit ndaj qeverisë
Artikulli tjetërPolicia i shkon në banesë ish-deputetit në orën 7.00 të mëngjesit që ta shoqërojnë në rajon