Neymar xhindoset me gazetarët!

Realizoi dy gola në fitoren e thellë 7-1 të PSG ndaj Celtic në Champions, megjithatë u largua tepër i mërzitur nga “Parc des Princes”. “Yllit” brazialian Neymar, i transferuar në kryeqytetin francez nga Barcelona për shumë rekord 222 milionë euro, nuk i kanë pëlqyer aspak pyetjet e gazetarëve në përfundim të ndeshjes, në lidhje me interesimin e Realit të Madridit, megjithatë fillimisht i kujtuan se me të njëjtin rezultat 7-1 Brazili është mundur në Botëror nga Gjermania.
“A më kujton ky rezultat 7-1 humbjen e Brazilit me Gjermaninë? Nuk do të hiqni dorë kurrë së më kujtuari atë mbrëmje, apo jo?
Dhe, sigurisht, ajo që “mbushi kupën”, kishte të bënte me pyetjen nëse Reali do të ishte më i interesuar për të pas paraqitjes shumë të mirë ndaj Celtic-ut. Pikërisht, në këtë moment, Neymar nuk u përmbajt: “Dreqin, flisni gjithmonë shumë”. Këto ishin fjalët e tij të fundit, pasi u largua menjëherë “i xhindosur” nga ngacmimet e gazetarëve. Gëzimi për fitoren, kaloi në plan të dytë.

Artikulli paraprakRaporti i BERZH: Shqipëria po keqqeveriset
Artikulli tjetërHazard: S’është momenti për t’u larguar, i lumtur te Chelsea!