Hazard: S’është momenti për t’u larguar, i lumtur te Chelsea!

Eden Hazard ndihet i lumtur te Chelsea. “Ylli” belg i “Bluve” të Londrës, kërkohet me insistim nga Reali i Madridit, klub për të cilin lojtari nuk e fsheh aspak admirimin, edhe për faktin se drejtohet nga idhulli i tij Zinedine Zidane. Megjithatë, 26-vjeçari nuk e mendon largimin nga “Stamford Bridge”, duke theksuar se “kam edhe 2 vite kontratë”. Hazard tha se, “sa herë vjen periudha e merkatos, gjithmonë fliten të njëjtat gjëra”, por kur do të vijë momenti për t’u larguar, do ta bëjë diçka të tillë. Hazard luan në “Stamford Bridge” prej më shumë se 6 sezonesh, duke qenë një nga pikat më të forta të “Bluve” të Londrës.

Artikulli paraprakNeymar xhindoset me gazetarët!
Artikulli tjetërIsh-zv/ministrja në Prokurori, udhëtoi me vëllezërit Habilaj në “Audin” e Tahirit