“Neymar ishte pranë firmës me PSG”

Neymar ishte shumë pranë transferimit te PSG. Këtë fakt e ka zbuluar agjenti i sulmuesit brazilian Wagner Ribeiro, i cili në një intervistë të dhënë ka zbuluar, se palët ishin shumë pranë akordit. Menaxheri deklaroi se parizienët ishin të gatshëm të paguanin klauzolën e largimit të klientit të tij dhe t’i ofronin një pagë faraonike, por në fund Neymar preferoi të qëndronte te Barcelona.
“PSG ishte e gatshmë të paguante klauzolën e Neymar, e cila kap shifrat e 190 milionë eurove dhe futbollistit t’i ofronte 40 milionë euro në sezon. Sidoqoftë në fund, Neymar vendosi të qëndronte te Barcelona. Dëshira e tij për të vazhduar aventurën te katalanasit është e madhe. Madje, ai ishte i gatshëm të paguhet dhe më pak vetëm për të qëndruar te blaugranat”, deklaroi menaxheri
Në lidhje më deklarat e menaxherit Wagner Riberio, kanë reaguar drejtuesit e klubit të PSG, të cilët janë shprehur se nuk është e vërtetë që ka pasur një interesim nga ana e tyre për brazilianin. Sipas parizienve, kjo ka qenë një lojë e Neymar për të rritur pozitat e tij tek klubi blaugrana. Sidoqoftë përtej polemikave, braziliani ka firmosur një kontratë që e mban atë të lidhur me kampionët e Spanjës deri në vitin 2021.

Mesi “magjistar” edhe me sytë mbyllur

Lionel Mesi mbetet Lionel Mesi. Sulmuesi argjentinas mjafton të ketë një top pranë, sepse pjesa tjetër është spektakël. Sfera në këmbët e tij merr një tjetër dimension edhe kur bëhet fjalë për futboll në fushë të vogël, madje edhe kur Mesi nuk ka mundësi të shikojë.
Gjatë një sfide me ekipin paralimpik spanjoll të të verbërve, në momentin e ekzekutimit të 11-metërshave, argjentinasi mbylli sytë, por kjo nuk e pengoi aspak. Ai ashtu si edhe pjesa më e madhe e skuadrës katalanase që zbriti në fushë, u treguan të saktë. Gjithsesi, nuk ishte ky qëllimi i aktivitetit të organizuar nga UNICEF, pasi organizatorët kërkuan praninë e yjeve në fushë për ta bërë sa më të njohur kauzën e tyre.

Artikulli paraprakKëshilli i Investimeve: Të zbatohet ligji për konsultimin publik
Artikulli tjetërGrizeman ndërmjet United dhe Chelsit