Aktori paralajmëroi si po i blinte Rama dhe Veliaj artistët

Artistë dhe aktorë të shumtë, të mbështetur dhe nga qytetarë dhe nga aktivistë të shoqërisë civile po vijojnë protestën e tyre në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar.
Ndërkohë, disa nga artistët që ishin kundër shembjes së Teatrit janë vënë në rresht nga Veliaj duke ndërruar mendje. Tani ata janë dakord që të shembet Tetari. Po çfarë ka ndikuar në qëndrimin e tyre?
Aktori Romir Zalla paralajmëroi pak ditë më parë se disa artistë po blihen nga Rama dhe Veliaj me 100 mijë euro dhe një shtëpi.
Pas një takimi që pati mes Veliajt, Arben Derhemit, Alfred Trebickës dhe Altin Bashës, përçarja mes artistëve është thelluar edhe më shumë.
Dita e djeshme i bëri dhe më të dukshme këto ndasi, më së shumti mediatikisht, ku një pjesë e artistëve me ftesë të kryebashkiakut dhe nën drejtimin e tij, shkuan për ‘’ekspeditë” në kantierin e hapur ku po ndërtohet stadiumi kombëtar.
Nëse Laert Vasilin, Gaz Pajën, Artan Imamin, ishim mësuar që ti shihnim në krah të Veliajt edhe për Teatrin, habi jo pak bënte prania aty e Alfred Trebickës apo Marjana Kondit, të cilët jo më larg se dy javë më parë shpreheshin kategorik për shembjen e Teatrit Kombëtar, me një fjalor gati fyes ndaj qeveritarëve.
Pas më shumë se dy muaj protestash nga komuniteti i artistëve, qeveria vendosi që të kalojë me procedurë të përshpejtuar ligjin e ri për Teatrin kombëtar, që nënkupton dhe shembjen e godinës ekzistuese.
Ditë pas dite rezistenca e vetë artistëvë që fillimisht ishin në bllok në mbrojtje të godinës, ka ardhur duke u tretur, dhe një pjesë e mirë e tyre janë detyruar që të tërheqin mbapsht ato që kanë deklaruar.

Artikulli paraprakKush është banda shqiptare që kreu 102 vjedhje në Spanjë
Artikulli tjetërNëse Basha nuk denonconte, 3.4 milionë eurot e drogës në Toyotë nuk do bllokoheshin