Nënpresidenti Pence, mundësi bisedimi me Phenianin

Administrata e Presidentit Trump e la të hapur mundësinë e një takimi në Korenë e Jugut midis zëvendës/presidentit të SHBA dhe zyrtarëve të Koresë së Veriut.
“Unë nuk kam kërkuar takim, por do të shohim”, tha nënpresidenti Mike Pence në Alaskë të hënën.
Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, përdori një gjuhë të ngjashme kur u pyet në Peru nëse zoti Pence mund të takohej me koreano-veriorët në Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut.
Zoti Pence mbërriti të martën mbrëma në Japoni, ku vuri në dukje se Presidenti Donald Trump “ka thënë se ai gjithmonë beson te dialogu”.
Nënpresidenti u tha gazetarëve se nëse takohet me ndonjë zyrtar të Koresë së Veriut, ai do t’u deklarojë atyre se Peniani duhet të heqë dorë “një herë e mirë”, nga armët dhe programet e raketave balistike, në përputhje me dëshirën e të gjitha vendeve të rajonit dhe të Shteteve të Bashkuara.

Artikulli paraprakSkandal/ Dënimet e gjyqtares së gjenocidit komunist për rrëzimin e bustit të diktatorit që zgjidhet në krye të drejtësisë
Artikulli tjetërHahn: Sot nuk do të veçoja asnjë vend të Ballkanit