Nënkomisari: Deputeti Rraja i plagosur në sy pas sulmit mbi policinë prandaj mban syze

Oficeri Emiljano Nuhu, ka treguar gjatë një interviste për “News 24” se deputeti i PS-së për Krujën, Rrahman Rraja ka mbetur i plagosur në një shkëmbim zjarri me policinë në vitin 1998.
“Shtetasi Xhelal Rraja (vëllai i deputetit) është person me precedent të theksuar kriminal. I dënuar për disa vepra penale, njihet në zonë, njihet dhe nga strukturat e policisë. Ai person ka hyrë i armatosur në zyrën time me armë pa leje dhe këtë dua ta theksoj. Është person me 3-4 vepra penale. Xhelal Rraja së bashku me të vëllanë ka shkëmbyer zjarr me një punonjës të stacionit policor Fushë-Krujë në 1997-1998. Deputeti ka mbetur i plagosur në ato vite dhe polici gjithashtu. Ndaj deputeti mban gjithnjë syze. Tani këta persona çfarë përfaqësojnë? Në parlament ka njerëz me precedent penalë”, deklaroi Nuhu.
I pyetur se pse nuk kishte vepruar në rrugë ligjore, pra se nuk kishte vënë në pranga Xhelal Rrajën që e ka kërcënuar me pistoletë në prezencë të Taulant Ballës dhe Artur Bushit, Emiljano Nuhu tha se “kam vënë në dijeni shefin e Komisariatit i cili më tha merre me qetësi. Ndërsa prokurorja më tha shko në prokurorinë e përgjithshme. Në këto rrethana e pashë se jam i vetëm, dhe i humbur. Askush nuk po më mbështeste përpara njerëzve me imunitet”, u shpreh ai.
Më tej, oficeri, thotë se përmes e-mail zyrtar ka vënë në dijeni Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. “Më datë 12 Gusht u kam shkruar e-mail titullarëve më të lartë. Ju kam paraqitur shqetësimin tim në lidhje me dosjen e djalit të deputetit. U kam thënë se më 30 korrik më kanë kërcënuar kushërinjtë e tij në një lokal në Unazën e Re. U kam thënë gjithashtu se personi që më kërcënon, vëllai i deputetit (Xhelal Rraja) ka precedentë pasi ka plagosur një polic në 1998. Nuk kam marrë asnjë përgjigje. Askush nuk më ka bërë telefon, email, për të pyetur si qendron e verteta”, deklaroi Emiljano Nuhu.

Intervista
Nisida Tufa: Z. Nuhu unë dua ti rikthemi përsëri datës 21. Pasi ndodhi ajo që ju pretendoni, me kë folët për këtë gjë? Për deputetin Taulant Balla, për kërcënimin që keni marrë?
Emiljano Nuhu: Fola me drejtuesin tim të komisariatit dhe prokuroren e gatshme me këta dy persona kam komunikuar atë ditë. Më pas në datën 3 gusht kam vënë në dijeni drejtorin e përgjithshëm të policisë dhe ministrin e brendshëm për problemin dhe në datën 14 përsëri e kam vënë në dijeni me email po asnjë reagim nuk ndodhi nga këto institucione. Pse si përmend zv/drejtoresha në deklaratën e saj dy emailet që unë i kam nisur drejtorit të përgjithshëm të policisë dhe ministrin e brendshëm?
Nisida Tufa: Pra ky email ekziston?
Emiljano Nuhu: E mail është nisur nga email zyrtar i policisë së shtetit dhe ekziston.
Nisida Tufa: Janë dy emaile tuaja?
Emiljano Nuhu: Po që unë i kam kërkaur ndihmë drejtorit të përgjithshëm për kërcënimin që më është bërë.
Nisida Tufa: Tek ky email ju e përmendni deputetin Taulant Balla?
Emiljano Nuhu: Jo nuk e përmend deputetin Taulant Balla në e mail për shkak të hakmarrjes që do bënin ata ndaj meje po ta kisha përmendur.
Nisida Tufa: Pra ju emrin e deputetit socialist Taulant Balla për herë të parë e përmendni vetëm publikisht kur vendosët të flisni.
Emiljano Nuhu: Po nuk kisha guximin dhe besim që mund ti përmendja duke qenë në Shqipëri, për shkak të njerëzve që përfaqësojnë dhe fuqinë që kanë me pushtetin

Nisida Tufa: Po në email cilët emra përmendët?
Emiljano Nuhu: Në email i kam treguar rastin dhe kërcënimin që më është bërë nga shtetasit në datën 30 korrik të 2018 dhe ngjarjes se si ka ndodhur me hollësi ca përfaqësonin njerëzit që më kërcënuan dhe rrezikshmërinë e tyre. Dhe për shkak të këtij problemi drejtori i përgjithshëm duhet minimalisht të më kishte thirrur dhe të më kishte pyetur si qëndron problemi dhe pastaj ta vlerësonte kisha nevojë unë për ndihmë, për mbështetje për mbrojtje, ose s’kisha. Por drejtori i përgjithshëm as këtë gjë minimale nuk e bëri për të më pyetur si qëndron e vërteta.
Nisida Tufa: Pra në vija të përgjithshme me aq sa kujtoni, cfarë përmbajtje kishte ky email.
Emiljano Nuhu: Disa reshta nga ky email: Z.Drejtor i Përgjithshëm kërkoj mbështetjen tuaj pasi unë në këtë vend ndihem i kërcënuar për shkak të dosjes hetimore që unë po vazhdoj hetimin dhe për shkak të kërcënimeve që më janë bërë në mënyrë të njëpasnjeshme nga shtetasit që kam përmendur. Dhe kërkoj të merrni masa në mënyrë ligjore për të më mbrojtur.
Nisida Tufa: Po përgjigje a morët?
Emiljano Nuhu: Jo nuk mora asnjë lloj përgjigje, as me email zyrtar, as më mori njeri në telefon për të më pyetur si qëndron e vërteta. Një neglizhencë totale ndaj strukturave të policisë së shtetit ndaj meje
Nisida Tufa: Dhe kjo ju bëri që ju të largoheni. Të merrni vendim që të largoheni pas kësaj?
Emiljano Nuhu: Vendimin e kam marrë në datën 12 shtator pasi mora një informacion që duan të më vrisnin dhe ky ishte vendimi që nuk mund të rrija dot më në atë vend.
Nisida Tufa: Edhe një herë cfarë informacioni morët ?
Emiljano Nuhu: Informacioni i datës 12 ishte deputeti i Krujës kishte porositur ekzekutimin tim te një personazh shumë i njohur në atë zonë që ai e mbështet politikisht.

auto 221538382434

Artikulli paraprakVasili-Ramës: Je kryemaskarai dhe kryehorri, të pret fundi i tmerrshëm
Artikulli tjetërShqiperia sot është Vjolistan! Kryepërdhunuesi është Edvin Kristaq Rama