Nejmar rinovon me Barcelonën

Sulmuesi brazilian Nejmar nuk do të largohet së shpejti nga Barcelona dhe tashmë kjo është zyrtare, Klubi katalanas ka lajmëruar se ka gjetur akordin me futbollistin dhe së shpejti do të hidhet firma në letër për zgjatjen e marrëveshjes ekzistuese. “Nejmar do të firmosë një kontratë të re të premten, që do e mbajë atë në klub deri në vitin 2021”, shkruhej në lajmërimin e klubit katalanas në Twitter. Në fakt, marrëveshja pritej të firmosej gjatë verës, por Nejmar ishte i grumbulluar me kombëtaren e vendit të tij në Lojërat Olimpike, ndaj gjithçka u shty për muajt e parë të sezonit.
Ashtu siç ka ndodhur edhe me lojtarë të tjerë, edhe klauzola e largimit të tij nga Barcelona do të ndryshojë, nga 190 milionë euro që është aktualisht, në 200 milionë euro, kurse edhe rroga do t’i afrohet 20 milionë eurove në sezon. Ky rinovim i mbyll rrugë të gjitha zërave për një largim të mundshëm të tij gjatë verës drejt PSG apo dy skuadrave të Mançesterit, të cilat kishin shprehur hapur interesim për Neimar.

Artikulli paraprakModriç rinovon deri në vitin 2020
Artikulli tjetërTurqia, Rusia dhe fusha europiane e shahut politik