Në Shkodër janë rrëmbyer edhe dy fëmijë, denoncimi i Bashës për bandën e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike ka tronditur me deklarëtn e tij në Shkodër ku pasi renditi ngjarjet kriminale të ndodhura kohëve të fundit atje, deklaroi se në qytetin verilindor janë rrëmbyer dhe dy fëmmijë por janë kthyer në xhirin familjar pasi mafia i arriti qëllimet e saj të gjobvënies.
“Ndërkohë nga media lokale lajmërohet se ka ndodhur dhe rrëmbimi i dy fëmijëve dhe janë kthyer pranë familjeve vetëm pasi mafia ka arritur synimet e tyre të gjobvënies”, tha Basha.
Nga ana tjetër si tregoi arsyen pse sot nuk është opozita në Kuvend për fillimin e sesionit parlamentar.
“Ne jemi sot këtu në të njëjtën kohë kur në Tiranë maxhoranca hap punimet e sesionit të ri palamentar. Mesazh i qartë dhe i prerë në mbështetje të Shkodrës dhe një qëndresë të prerë të pakompromis kundër bandave dhe krimit të organizuar. Ky është mesazhi i parë dhe kjo është domethënia e mbledhjes së sotme”, tha Basha ndër të tjera.
Sipas Bashës sa kohë që Rama të jetë kryeministër vendi në këtë gjendje do të jetë. Nga ana tjetër ai deklaroi se Fatmir Xhafaj tashmë nuk është ministër i Brendshëm por thjeshtë vëllai i “Geron Xhafës”.

Artikulli paraprakBasha thirrje drejtorit të Policisë së Shkodrës: Jep dorëheqjen ose do jesh fajtor si Rama e Xhafaj
Artikulli tjetërIslami: Rruga e vetme e opozitës, revolta masive popullore deri në rrëzimin e regjimit