Në Kosovë shtëpitë me hipoteka mbeten stok

Janë shumë shtëpi, toka, vetura dhe pasuri tjera të luajtshme apo të paluajtshme, që presin një pronar të ri, por janë të rrallë ata që vendosin t’i blejnë ato. Bëhet fjalë për hipotekat, të cilat bankat komerciale që operojnë në tregun e Kosovës, i kanë vënë në shitje. Shitja e hipotekave vjen si pasojë e mospërmbushjes së obligimeve ndaj bankave nga ana e kredimarrësve. Për të marrë ndonjë vlerë të caktuar të kredisë, klientët e bankave, si peng duhet futur shtëpinë, dyqanet, veturat, tokat deri te pajisjet elektronike të shtëpisë, vlera e së cilave duhet të jetë më e lartë se e kredisë së miratuar. Por, për shkak të hezitimit të qytetarëve për blerje të këtyre pronave me procedurë gjyqësore, në shumicën e rasteve hipotekat i blejnë vetë bankat, thonë përmbarues privat në Kosovë.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërBosnja me 4 projekte, Serbia 2, Shqipëria asnjë projekt