Në korrik nis skema e re e rimbursimit të kuponëve fiskalë

Nga muaji korrik rimbursimi i kuponëve fiskalë do të bëhet nëpërmjet formës së re kanë bërë të ditur për “Telegrafin” në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK). Zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyçi ka thënë se e kanë të pamundur të vazhdohet forma e njëjtë e rimbursimit të kuponëve fiskalë. “Në fakt ende nuk është zyrtarizuar kalimi në platformën e re të nxitjes së qytetarëve për të kërkuar kuponë fiskalë. Mirëpo, jemi duke punuar rreth finalizimit të formës së re, e cila konsiderojmë se do të jetë edhe më e lehtë dhe më e favorshme për qytetarët”, ka treguar Bytyçi, shkruan “Telegrafi”. Ajo ka thënë se pas dy muajve do të kalohet në formën e re të rimbursimit të kuponëve fiskalë. “Sipas planifikimeve që jemi duke i bërë, konsiderojmë që nga muaji korrik i këtij viti do të kalojmë në platformën e re të kampanjës”, ka njoftuar zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytiçi. ATK-ja për të vazhduar tutje me formën aktuale, sipas saj, të rimburimit të kuponëve fiskalë e ka të pamundur për shkaqe buxhetore dhe të mungesës së stafit.

Artikulli paraprakPunëtorët e minierave, ndërtimit dhe bujqësisë punëkërkuesit më të mëdhenj
Artikulli tjetërRritja e çmimeve të ushqimeve dominoi 66% të inflacionit në prill