Gjithçka ose asgjë!

Nga Ilir ALLKJA

Rama po bën shtetin, ishte togfjalëshi më i përhapur nga propaganda e rilindjes, dhe që besohej nga naivët në qarkullim.

Sot edhe më naivët e kanë kuptuar qartë se Rama nuk ka asnjë interes për bërjen e shtetit, atij i intereson të ketë pushtetin, me çdo mënyrë, m çdo cmim.

Rama do gjithcka, ose asgjë!

Burrat e shtetit lëshojnë pushtet për të bërë shtetin, ndërsa diktatorët, bastardët, xhambazët, shkatërrojnë shtetin për të mbajtur pushtetin .

Sot Edi Rama ka mbledhur rreth vetes aq pushtet , sa edhe diktatori famëkeq, Enver Hoxha.

Parkament kukull, polici politike, qeverisje qendrore e vendore, gjykata e media, gjithcka… nga ana tjetër nje popull i përgjysmuar e i cfilitur që të ardhmen e sheh vetëm rrugëve të botës!

Në gjithë historinë njerëzore ata që kanë rrojtur e punuar për të patur gjithçka ose asgjë kanë përfunduar tragjikisht !

A do të bëjë përjashtim lideri i dalë duarsh i socialistëve?

Durim, çështje muajsh!

Artikulli paraprakRaporti tronditës i Bankës Botërore: Mbi 41% e shqiptarëve të zhytur në varfëri!
Artikulli tjetërNë grevë urie edhe 150 të burgosur te Burgu 313: Ushqimi skandaloz, dhomat me çimka! Të largohet drejtori i përgjithshëm