Ndryshon rrota e historisë, Champions mëson rregullin e ri!

Nuk ka më dilema, Champions League ka hequr dorë nga idetë “konservatore” të futbollit dhe do të aplikojë teknologjinë e fundit që në fazën pas grupeve. Ishte parashikuar që VAR-i të përdorej në turneun më të rëndësishëm për klube në Europë vetëm në sezonin 2019-20, por gabimi i gjyqtarit Viktor Kassai në ndeshjen Manchester City-Shakhtar Donetsk duke i dhuruar një penallti skandaloze “qytetarëve” pas simulimit të Sterling ka bërë që UEFA të marrë këtë vendim.
Ka qenë presidenti i ECA-së, Andrea Agnelli dha i UEFA-s, Aleksander Ceferin që në një takim të para pak kohëve kishin deklaruar se VAR-i do të përdoret sezonin tjetër, por pas shumë diskutimeve vendimi u ndryshua. Përdorimi i VAR-it nuk do të hyjë në fuqi vetëm për kompeticionin e madh të Champions League, por dhe për të rinjtë që garojnë në UEFA Youth League.
Përdorimi i teknologjisë do të ndihmojë gjyqtarët që të shmangin gabimet dhe t’u japin ekipeve atë që meritojnë. Përdorimi i VAR-it ka mbështetësit dhe kundërshtarët e tij. Në ligat që po përdoret ka rezultuar efikas, përjashtim bën Italia që ka shumë polemika. Seria A është “e mallkuar” të mos gjejë kurrë paqe me gjyqtarët!

Artikulli paraprakPas Shkozës, shpërthen revolta edhe te Astiri, banorët përplasen me punonjësit e ARRSH-së
Artikulli tjetërBasha: Anullim i koncesioneve, s’do pyesim për teserën e partisë, paratë do t’u kthehen qytetarëve