Ndodh në Kosovë, ish-ministri pranon të bashkëpunojë me pasardhësin si këshilltar

Ministri i zgjedhur i Mbrojtjes, Anton Quni që vjen nga radhët e LDK-së ka pranuar zyrtarisht sot detyrën e re për të drejtuar këtë institucion.

Punët ia dorëzoi ministri i deritanishëm Rrustem Berisha të cilin Quni e ftoi ta ketë këshilltar politik.

Berisha, i cili ka drejtuar institucionin e Mbrojtjes, deklaroi se do të pranojë çdo gjë që i kërkohet nga ish-bashkëluftëtari i tij Quni, në mënyrë që të çojnë përpara Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë.

Artikulli paraprakStudentët e Vlorës ngrejnë zërin: Rama inauguroi vetëm fasadën, na rrezikohet jeta nga…
Artikulli tjetërHaradinaj: Çfare duhet të bëjnë Kurti dhe Osmani me taksën ndaj Serbisë, gabimi mund të na kushtojë