Ndjekësit “masakrojnë” Ramën në Facebookun e tij: Shumë i dërrmuar dukesh, goditjet poshtë brezit dhe kafshimet e…

Ndjekësit e Ramës në faqen e tij në Facebook, e kanë “masakruar” kryeministrin duke i kërkuar llogari për faljen Greqisë të 12 miljeve në detin Jon.

Sipas Ramës, kjo temë është një idiotësi, dhe përveç kësaj nuk ka preferuar që të bëjë asnjë koment se çfarë do të ndodhë realisht me bisedimet.

Pjesë nga debatet e Ramës me ndjekësit

Komentuesi: po mire per cfare e lejon grekun qe te na gllaberoje me shume toke tek ne mos po na shet per veton e grekut.

Rama: Akoma me kete idiotesi? Jo i dashur, nuk eshte pune greku kjo po eshte pune leximi dhe informimi e gjithcka eshte ok! Prandaj lere grekun dhe lexo e informohu.

Komentuesi: Shume i derrmuar dukeni zoti kryeminister. Goditjet e rregullta, ato posht brezit dhe kafshimet e veshit “alla taison” po te cojne drejt nokdaun-it.

Rama: mos ki merak per mua dhe mos ngaterro reflektimin me derrmimin

Komentuesi: O zoti rama po shiko detin edhe shqiperine se po te vjen greku po te mer detin se e keni bere shqiperine cop cop politika ne shqiperi eshte vetem per xhepat e qeverise . Nuk mendoni per shqiperine se po te vjen greku po ta mer detin . pastaj meru me politike

Rama:  “Greku” merr vetem detin e mendjes se atyre qe s’duan te kuptojne miku im, prandaj mblidhe mendjen dhe meso e respekto te tjeret, se nuk te ben zot te vetes sharja e te tjereve, as ikja pas berihait!

Komentuesi: O po e ndrite dhe ti si shume te tjere kete Shqiperin tone. Kur flisni ju per te Ardhmen e Atdheut te vjen vec te qash se sben dot gje tjeter.

Rama: Mos qaj po analizo, krahaso, mendo dhe sa per mua, personalisht, uroj ta duash kete Shqiperine tone sa une, jo me shume e jo me llafe dhe je krejt ne rregull, te siguroj!

Komentuesi: Iku miku i juaj i malit te zi nuk e moren parasysh thirrjen tuaj dhe ti shkoj pas senk te beson me njeri se per keta 8 vjet i ke bere nje verre ne uaj nga ata qe premtove prandaj boll se nuk i ha kush genjeshtra e mashtrime me

Rama: E para mos u gezo per zgjedhjet ne Mal te Zi nese i thua vetes shqiptar i mire, se vec mire per shqiptaret s’ka nga ai rezultat dhe e dyta mos u nxito per mua, se do zhgenjehesh shume ne fund ma beso! Te pershendes

Komentuesi: Ore lëri të flasin ata ministrat e tu qe thon shqipria nuk umbet nga shitja e detit. Ore e kuptoni çfarë po bëni ju

Rama: I dashur Shqiperia s’ka det per te shitur dhe ti rri i qete per detin e Shqiperise, po bej kujdes nga deti i llafollogjise pa lidhje, se ai te helmon gjakun e te bllokon trurin!

Artikulli paraprakHiqet fondi cash për bebet e Tiranës, Zhupa: Veliaj ia dha tenderin kompanisë që do të japë produkte me vlerë më të ulët
Artikulli tjetërNdahet nga jeta mjeku i njohur