Ndahet nga jeta mjeku i njohur

Është ndarë nga jeta një prej epidemiologëve më të mirë shqiptarë Memo Boçi, i cili ka qenë një nga mjekët e parë që është marrë me trajtimin dhe parandalimin e Hiv AIDS në Shqipëri.

Për 14 vjet rresht, Boçi ka drejtuar shëndetin publik në Shqipëri, duke qenë drejtuesi më afatgjatë në këtë pozicion, dhe duke marrë besimin e drejtuesve të ministrisë.

Për 12 vjet të tjerë, doktori ishte drejtuesi dhe “motori” i programit të kontrollit të HIV/AIDS. Nga viti 1990 deri në vitin 2002, kur doli në pension, Dr. Memo dhe ekipet e shumta që ai organizoi, planifikuan dhe zbatuan të gjithë ndërhyrjet për parandalimin dhe kontrollin e HIV/AIDS në Shqipëri.

Libri i jetës së Dr. Memos “HIV/AIDS në Shqipëri: vështrim i përgjithshëm” është publikimi më serioz rreth kësaj sëmundje në vendin tonë, thonë epidemiologët e tjerë.

Prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë të cilën duket se nuk ka mundur dot që ta përballonte, pavarësisht përpjekjeve të kolegëve e lutjeve të familarëve të tij.

memo boci1599027979

Artikulli paraprakNdjekësit “masakrojnë” Ramën në Facebookun e tij: Shumë i dërrmuar dukesh, goditjet poshtë brezit dhe kafshimet e…
Artikulli tjetërJuventus arrin marrëveshjen me Suarez