Ndërron jetë papritur në moshën 44-vjeçare bashkëshorti i Kordinatores së zyrës së shtypit në PD

Një lajm i hidhur ka ardhur nga zyrat e shtypit të Partisë Demokratike. Kordinatorja e zyrës për shtyp në PD, Silvi Bardhi, ka humbur bashkëshortin e saj, Ibrahim Hastopalli në moshën 44-vjeçare.

Një humbje e papritur për gazetaren e njohur, e cila si çdo ditë ka qenë në krye të detyrës deri vonë.

Të dy janë prindër të dy djemve të vegjël. Hastopali ka qenë një ndër zyrtarët model. Ai është lindur dhe shkolluar në qytetin e Elbasanit dhe gëzonte një respekt në këtë qytet.

Gazeta “RD” i shpreh ngushëllimet koleges Silvi Bardhi dhe gjithëe të afërmëve të saj!

1 6

Artikulli paraprakRevolta e naftëtarëve: Erdhi kryeministri, i tha investitorit “do t’u japësh lekët”, iku! Kemi 32 muaj pa rrogë …
Artikulli tjetërNxirren nga hoteli në Shëngjin dhe flaken në rrugë 500 të goditur nga tërmeti!