Navalny merret në pyetje për “sulmin mbi policinë”

Hetuesit në Moskë kanë thirrur për t’u marrë në pyetje politikanin e opozitës, Aleksei Navalny, në lidhje me, siç është thënë, një sulm mbi zyrtarët e policisë, të cilët e kanë arrestuar atë në një tubim, muajin e kaluar.
Navalny ka shkruar në Twitter se policia ka shkuar në shtëpinë e tij mëngjesin e sotëm dhe se i ka dorëzuar dy thirrje.
Ai ka thënë se është akuzuar për “goditje mbi policinë”, e cila e ka arrestuar atë në protestat mbarëkombëtare të 28 janarit.
Navalny i ka organizuar këto tubime në mbështetje të thirrjes së tij për bojkotimin e zgjedhjeve presidenciale në Rusi, që do të mbahen në mars.
Navalny ka qenë në mesin e së paku 350 njerëzve të arrestuar në protesta.
Ai është liruar në të njëjtën ditë, por është në pritje të seancës gjyqësore.
Navalny, kritik i zëshëm i Presidentit rus, Vladimir Putin, ka bërë thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve të 18 marsit, pasi autoritetet zgjedhore i kanë ndaluar kandidimin, për shkak të, siç është thënë, një dënimi të mëparshëm.

Artikulli paraprakKërkohet burgim i përjetshëm për azilkërkuesin afgan që vrau gruan e konvertuar
Artikulli tjetërDhjetëra civilë të vrarë nga sulmet e forcave siriane