Namir Lapardhaja: Sa më e madhe zhurma, aq më i madh halli!

Gazetari Namir Lapardhaja ka reaguar në rrjetet sociale për kaosin e krijuar sot në Kuvend, ku bllokimit të foltores dhe tymuesve qeveria miratoi një sërë projektligjesh.

Lapardhaja shkruan se sa më e madhe të jetë zhurma aq më i madh është halli ndërsa thekson se asnjë nga ligjvënësit nuk ka në fokus popullin por vetëm interesat personale.

“Sa më e madhe zhurma, aq më i madh halli.

Dikush e ka me SPAK-un, dikush me Gjykatën, dikush me veten, dikush për t’i rënë në sy Ramës e dikush tjetër për t’u dukur si pasardhësi. Këta deputetë meritojnë vetëm qorrat e verbër që vijojnë të entuziazmohen dhe t’i ndjekin, pa e kuptuar se asgjë nuk bëhet për popullin, por vetëm për veten e tyre”, shkruan Lapardhaja

Artikulli paraprakKaosi dhe tymueset në seancën plenare, Policia e Tiranës mbërrin në Parlament
Artikulli tjetërVOA: Shqipëri, kaos dhe tymuese në sallën e parlamentit