Naftëtarët sërish në protestë, kërkojnë pagat e prapambetura

Punonjësit e Rafinerisë së Naftës në Fier protestuan sërish dje për pagat e prapambetura. Megjithëse përfaqësuesit e kompanisë ptd premtuan se do të shlyejnë detyrimet 150 naftëtarët ende nuk kanë marrë dy muaj paga dhe 18 muaj sigurimet shoqërore. Dje punonjësit janë njoftuar edhe për kontratat e reja të punës, të cilat do të kenë afat 3 mujor gjë që nuk do të pranohet. Rafineria e Naftës në Fier është në pronësi të Armos, por është dhënë për shfrytëzim prej më shumë se një viti, pasi Armo ishte në prag falimentimi.
Një muaj më parë një punonjës i Rafinerisë u ngjit në oxhakun e rafinerisë, duke thënë se do të hidhej nëse nuk paguhej për tre muajt e papaguar. Pas këtij akti, kompania nisi të shlyejë pagat, por ende sot nuk i ka shlyer të gjitha detyrimet ndaj punonjësve.

Artikulli paraprakGrabitet makina e nënkryetarit të Bashkisë Fushë-Arrëz
Artikulli tjetërOBSH: Shqipëria, rekord nga viktimat në aksidente