Muller vlerëson Heynckes për bashkimin e Bayern

Ylli i Bayern Munich, Thomas Muller, ka përshëndetur Jupp Heynckes për sjelljen e gjigantit të Bundesligës në lartësinë e duhur, pas një fillimi të vështirë të sezonit. Trajneri veteran u rikthye për një eksperiencë të tretë në klubin bavarez, pasi Carlo Ançeloti u shkarkua në shtator. Largimi i Ançelotit ishte paraprirë nga raporte të gjera për “trazira” brenda bavarezëve. Muller pohon se pasuesi i italianit i ka sjellë lojtarët më pranë njëri-tjetrit. “Një tronditje shkoi nëpër ekipin tonë, që nuk e di nëse Jupp Heynckes e zhduku si me magji. Por, me ndryshimin e trajnerit, u rrit përgjegjësia te të gjithë lojtarët, tha për “Goal”.
Bëmë gabime individuale, ku edhe taktikat më të mira në botë nuk do të na kishin ndihmuar. Jupp Heynckes arriti, me përvojën dhe instinktet e tij, për të siguruar që ne të ishim gjithmonë të bashkuar. Fituam 1-0 tri herë radhazi, pa dominuar mbi kundërshtarët. Pra, ka hapësirë të qartë për t’u përmirësuar”. Ndoshta performancën më të mirë deri më tani, këtë sezon, Bayern Munich e pati në Ligën e Kampionëve, kur mundi PSG-në 3-1. Kjo fitore i ngriti lart shpirtrat bavarezë pas humbjes 3-0 në Paris.

Artikulli paraprakIkja e bizneseve të huaja nxori 17.3 mijë vetë të papunë
Artikulli tjetërHEC-et, banorët e Valbonës protestë në bulevard