Mourinho, gati t’i rrëmbejë një yll tjetër Antonio Contes

Në dhomat e zhveshjes së Chelsea nuk ka atmosferë të mirë. Antonio Conte ka tashmë probleme në marrëdhënien me David Luiz. Diego Costa dhe Matic nuk u larguan nga klubi në mënyrën më të mirë, verën e këtij viti, ndaj duket se tani mund të jetë radha e brazilianit, siç është raportuar nga “Daily Star”. Dhe gazeta angleze bën me dije, se së shpejti mund të materializohet një takim mes lojtarit dhe José Mourinho, trajnerit të Manchester United. Në këtë mënyrë, David Luiz do të kthehej nën urdhërat e portugezit, i cili ishte pikërisht trajneri në kulmin e dëshpërimit, kur lojtari u shit te PSG-ja.
Mediat britanike paralajmërojnë, nga ana tjetër, se Chelsea nuk do të pranonte kurrsesi më pak para sesa ka paguar për ta marrë atë, pra 35 milionë euro. Takimi i ardhshëm i Chelsea është larg nga shtëpia, kundër West Bromwich Albion, në të cilin do të shihet nëse ka thirrje për David Luiz para një sfide të tillë të rëndësishme, apo jo. Kundër Manchester United ishte një rast, ose një këputje mes lojtarit dhe trajnerit Conte.

Artikulli paraprakNeymar do të qëndrojë gjatë te PSG
Artikulli tjetër“Zidane është një gjysmëperëndi, Mourinho trajner i këndshëm”