“Zidane është një gjysmëperëndi, Mourinho trajner i këndshëm”

Raphael Varane është shumë i lumtur te Real Madridi, nën komandën e patriotit të tij, Zinedine Zidane, i cili, gjithashtu, nuk ka kundërshtim për ta shënuar si një referencë të gjeneratave. “Zidane? Nuk ka fjalë, në Francë është një gjysmëperëndi për të gjithë brezin tim”, tha ai në një intervistë me “GQ”. Ai foli edhe për problemet që kishte me një nga trajnerët më karizmatikë (si për mirë dhe për të keq), Jose Mourinho. “Kam kaluar pak momente të rralla në fazën e Mourinhos. Në fillim të sezonit nuk kam shenjuar asgjë dhe nuk e di pse. Fola me trajnerin dhe tri ditë më vonë, me 19 vite mbi supe, kam marrë ftesën për të filluar si titullar kundër Manchester City.
Unë nuk e di nëse Mourinho e dinte personalitetin tim, por e mori atë si një sfidë. Loja doli shumë mirë dhe prej andej çdo gjë shkoi mirë. Unë kurrë nuk kam vendosur kufij për veten i dua sfidat”. Nga ana tjetër, po ashtu, ai foli për kolegët e tij te Franca, ku fokusi ishte Mbappe dhe merkaton e çmendur: “Eshtë e vërtetë se po paguajnë shumë të holla për lojtarët francezë, si Pogba, Dembele, Mbappé…. Ata janë ende të rinj, por unë e di se janë shumë të mirë. Pastaj çmimi përcaktohet nga tregu. Kjo gjë ka ndryshuar dhe evoluar me kalimin e viteve në një mënyrë të pabesueshme”.

Artikulli paraprakMourinho, gati t’i rrëmbejë një yll tjetër Antonio Contes
Artikulli tjetërPep Guardiola, i hapur për të rinovuar me Manchester City