Mogherini: Ka zhvillime inkurajuese në Mitrovicë

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka vlerësuar se janë parë zhvillime inkurajuese në Mitrovicë.
“Do ta shfrytëzoj rastin sot që t’i njoftoj ministrat për punën që ne e kemi bërë gjatë disa javëve të fundit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, ku kemi parë zhvillime inkurajuese në Mitrovicë”, tha Federica Mogherini, para fillimit të mbledhjes së ministrave të Jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në Bruksel.
Kjo ishte referencë për rrënimin e murit në pjesën veriore të Mitrovicës.
Më tutje, ajo është shprehur edhe lidhur me raportet ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, me ç’rast ka theksuar se Bashkimi Evropian do të vazhdojë “të mos e njohë” aneksimin ilegal të Krimesë nga ana e Rusisë dhe është angazhuar për implementimin e plotë të marrëveshjes së Minskut.

Artikulli paraprak25 vjet nga Marrёveshja e Maastricht-it
Artikulli tjetërPence në mbrojtje të urdhrit ekzekutiv