Mjeku i njohur: Covid-19 po “ngordh”, por ç’dreqin kanë këta gjithollogët…

Mjeku i njohur, Tritan Kalo iu ka bërë thirrje shqiptarëve që të tregojnë kujdes, pasi në vend kanë hyrë në fuqi masat e reja lehtësuese për COVID-19.

Dje ishte dita e 100, ku në vedn nis “lufta” me koronavirusin, ndërsa ai shprehet se duhet të respektojmë masat. Mjeku thekson se virusi “po ngordh” nga pak, ndërsa ai shigjeton “gjithologët” siç i quan.

“Zbatoni pa asnjë hezitim këshillat tona….Jeta do vijojë por në kushtet kur jo gjithçka mundet të jetë si më parë. Ju lutem, mos u shqetësoni apo brengosuni aspak për faktin se vëreni në TV, shtypin e shkruar apo në rrjetet shoqërore dukurinë se: Mirë që Covid-19 po “ngordh” pak-nga pak, por ç’dreqin kanë këta gjithollogët analistë, që nuk po na lënë rehat? Jeta e gjithkujt ndaj është e bukur të jetohet e përballesh me vështirësitë e saj, sepse ajo është mjaft e variueshme dhe në të përjetohen si gëzimet po ashtu edhe brengosjet që e përditëshmja i ofron asaj…Me mirëkuptim dhe me Mirëbesim reciprok, ne me siguri do ja dalim të fitojmë ndaj sfidës Covid-19!!!”, shprehet ai.

Mesazhi i mjekut Tritan Kalo

10.05.2020….dita e 100-të e punës në vijimësi, fillimisht asaj përgaditore dhe pas 8 Marsit 2020, ditës së konfirmimit zyrtar të 3 rasteve të para, në përballjen direkte me të sëmurët e hospitalizuar me Sars-Cov2/Covid-19….100 ditë të pa shkëputura nga njëra tjetra prej pauzave fundjavore…..Pas kontaktit që herët në mëngjes me të sëmurët vijon dita me një bisedë në sheshin para Urgjencës së Shërbimit Infektiv/Covid-1 me kolegët, kuptohet duke respektuar distancimin fizik

Puna në grup është kyçi i artë i suksesit në situata të tilla dhe jo vetëm…..Punonjësit e Rendit janë aty 24 orë rresht, që nga dita e parë dhe ata kurdoherë përkujdesen, për ruajtjen e rregullave të kuarantinimit të këtij objekti….kënaqësinë ditës ja shtoj dalja e Besnikut dhe rikthimi i tij në Shkodrën-loce.

Pacient shembullor në durimin dhe forcën e tij në përballjen jo pak sfiduese me këtë sëmundje, si dhe mjaft fisnik në mirënjohjen e shprehur ndaj përkujdesit tonë…Të shkuara mik! Bashkëkombas hapja e domosdoshme dhe graduale e vendit, rigjallëron si mendjet edhe energjitë tuaja fizike, i jep oksigjenim ekonomisë, ul papunësinë si dhe përmirëson gjendjen financiare të gjithkujt, POR kjo hapje shton edhe rrezikun e kontaktit me personat ende të infektuar asimptomatik me Sars-Cov2/Covid-19….KUJDES dhe vetëm kujdes.

Vijoni të respektoni veten dhe ata që gjallërojnë rreth jush. Zbatoni pa asnjë hezitim këshillat tona….Jeta do vijojë por në kushtet kur jo gjithçka mundet të jetë si më parë. Ju lutem, mos u shqetësoni apo brengosuni aspak për faktin se vëreni në TV, shtypin e shkruar apo në rrjetet shoqërore dukurinë se: Mirë që Covid-19 po “ngordh” pak-nga pak, por çdreqin kanë këta gjithollogët analistë, që nuk po na lënë rehat? Jeta e gjithkujt ndaj është e bukur të jetohet e përballesh me vështirësitë e saj, sepse ajo është mjaft e variueshme dhe në të përjetohen si gëzimet po ashtu edhe brengosjet që e përditëshmja i ofron asaj…Me mirëkuptim dhe me Mirëbesim reciprok, ne me siguri do ja dalim të fitojmë ndaj sfidës Covid-19!!!”

Artikulli paraprakTrump: Koronavirusi do të zhduket vetë, pa patur nevojë për vaksinë
Artikulli tjetërMësuesi shqiptar në Korenë e Jugut hedh poshtë deklaratën e Ramës: Baret nuk janë mbyllur…