Ministrja urdhëron boshatisjen e Teatrit për ta shembur, artistët kërcënojnë Ramën dhe Veliajn

Një grup punëtorësh, me urdhër nga ministria e Kulturës kanë hequr materialet nga godina e Teatrit Kombëtar paraditen e sotme.

Reagjisori, Edmond Budina ka reaguar menjëherë pas kësaj ngjarjeje dhe deklaroi se ky është një provokim dhe shtoi se është nadluar median që të marrë plane nga brenda godinës

“Duan të vjedhin truallin dhe Teatrin Kombëtar për të pastruar paratë e pista. Por le ta ndërmarrin këtë hap dhe do ta shohin reagimin që do të marrin, ne do të jemi këtu.Dikush tha që ky urdhër ka ardhur nga ministria por nuk kemi parë një document për këtë gjë.

Është kthyer dy herë nga Presidenti i Republikës ky ligj që në mënyrë më kriminale dhe mafioze po tenton të shemb Teatrin. Kjo hipokrizi në këtë vend në këtë formë duhet të marri fund dhe qytetarët e Tiranës duhet të reagojnë dhe t’i japin përgjigje”, tha Budina per Fax News.

Aktorja Adriana Tolka u shpreh: “Unë personalisht sa më tepër këembëngulin ata, aq më tepër më shtohet urrejtja për këtë akt që po ndëermerr qeveria. Është koha të veprojmë, ata me plane konkrete ne me reagime konkrete. Mund të bëjmë gjithçka, e kemi thënë edhe më parë, do të përplasemi trup me trup me ta”.

Regjisori Kastriot Çipa, tha nga ana tjetër se procesi i shembjes së Teatrit në çdo formë ligjore është i pamundur deri në Shtator për shkak të mbylljes së sesionit parlamentar, por paralajmëroi se Teatri mund të oreket nga ndonjë “zjarr aksidental” për të cilin tha se zjarrvënësit duhett ë tregojnë kujdes pasi mund t’ju digjet edhe ndonjë banesë në Surrel.

“Shembja nuk mund të ndodh deri në Shtator, por mund të ketë një “zjarr aksidentental;” siç ndodh shpesh për zhvillimin e biznesit. Por zjarrvënësit duhet të dinë se nëse bie zjarr aksidentalisht në Teatër, mund të bie gjithandej edhe në ndonjë shtëpi në Surrel. Përvoja tregon se zjarri bie aty ku nuk ka njerëz që punojnë, kështu ka ndodhur edhe në disa qytete të tjera, kështu mund të ndodhi edhe me Teatrin Kombëtar”, tha Çipi.

veliaj teatri

teatri 1

Artikulli paraprakDenoncimi: Policia e Llesh kimikut kërkon ndihmën e popullit për 10 milionët e grabitur nga shteti!
Artikulli tjetërFakte tronditëse për Profesor Doktor Ulsiun…