Ministria: “Rriten rastet e reja me Covid-19”. Si po manipulohen shifrat nga ekspertët e Ramës

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur të dhënat e reja të rasteve të prekyra më COVID-19, ku 21 persona kanë rezultuar pozitive dhe nga këto janë 13 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të një infermiere e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë, e infektuar jashtë spitalit. Prej tyre 9 janë pa simptoma dhe të vetëizoluar, ndërsa 4 pacientë jane transferuar në spitalin infektiv.

Duket se shifrat e tëprekurve me Covid-19 po fryhen qëllimisht nga ekspertët e Ramës me qëllim që të mbahen qytetarët të izoluar.

Dr. Flutura Beqo Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Në 24 orët e fundit vazhdon të jetë i lartë numri i rasteve te reja te prekur me Sars-Cov2 në Tiranë, ndërsa të gjithë zonat e tjera rezultojnë pa raste të reja. Janë testuar 262 qytetarë të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 21 raste pozitive, të gjitha në Tiranë.

Nga një hetim i thellë epidemiologjik, rezulton se ndër rastet e reja janë 13 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të një infermiere e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë, e infektuar jashtë spitalit. Prej tyre 9 janë pa simptoma dhe të vetëizoluar, ndërsa 4 pacientë jane transferuar në spitalin infektiv.

Nderkohë vijon hetimi epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë, e cila mbetet vatra kryesore në vend. Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 25 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive. Ne 24 orët e fundit janë të shëruar 9 qytetarë, duke e çuar mbi 800 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Deri tani janë kryer mbi 15 mijë testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1050. Prej tyre aktualisht janë 205 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik dhe higjienën personale. Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo rast të dyshuar, telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

Artikulli paraprakMjekët refuzojnë shpërblimin e qeverisë prej 350 eurosh: Nuk e duam lëmoshën tuaj, mbajeni për vete…
Artikulli tjetërBasha me fermerët e Rrogozhinës: Ky është realiteti! E gjithë Shqipëria punon për 5 oligarkë, kjo duhet të marrë fund!