Mjekët refuzojnë shpërblimin e qeverisë prej 350 eurosh: Nuk e duam lëmoshën tuaj, mbajeni për vete…

“Jo, faleminderit, ne duam më shumë. Masa është e paplotë”, kjo ka qenë deklarata e mjekëve dhe infermierëve në Itali, një pjesë e të cilëve kanë refuzuar shpërblimet e dhëna nga qeveria, pasi kanë qënë në frontin e parë të përballjes me Covid 19. Unioni mjekësor Anaao, ka rihapur dhe njëherë polemikat në Itali, dhe sipas sindikatës shifra prej 350 eurosh është e papranueshme. Sipas kësaj sindikate asnjë nga kërkesat e tyre nuk është plotësuar, dhe respekti nuk mund të blihet me para. “Mbani lëmoshën tuaj. Kemi shpenzuar shumë më tepër për të blerë maska ​​dhe filtra që nuk na i keni siguruar”, thonë mjekët.  Sindikata, e cila ka shtypur postera, kërkoi “të mos hapen shkollat, zonat e kuqe, të mbahen kufijtë e mbyllur, i kërkoi të ndryshojnë udhëzimet e Institutit të Lartë të Shëndetësisë, kërkoi pajisje mbrojtëse personale, kërkoi siguri, kërkoi tampona. Të gjitha vetëm për sistemin, për pacientët. Tani ju na bëni të pendohemi për vetë-mohimin e treguar, profesionalizmin dhe besimin e vendosur. Më shumë, shumë, shumë më tepër. Ne gjithashtu duam dinjitet dhe respekt”. Ky gjest është shoqëruar me shumë komente në Itali, ku një pjesë e qytetarëve u janë bashkuar qendrimeve të mjekëve, se mbështetja e tyre nga ana e qeverisë ka qenë e paplotë.  

Artikulli paraprakRama i mashtroi për pagën e luftës, punonjëset e fasonerisë në protestë, policia i shpërndan me dhunë
Artikulli tjetërMinistria: “Rriten rastet e reja me Covid-19”. Si po manipulohen shifrat nga ekspertët e Ramës