Meta thirrje Ramës: Jemi në emergjencë, të gjitha propozimet e opozitës duhen mirëpritur

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të mos i anashkalojë propozimet e bëra edhe nga opozita për të menaxhuar sa më mirë situatën e vështirë në të cilën ndodhet Shqipëria.

“Të gjitha idetë dhe propozimet realiste e konstruktive për përballimin e situatës ekonomike e sociale, për shkak të emergjencës të shfaqur, me qëllim menaxhimin sa më efektiv e të suksesshëm, duhen mirëpritur e studiuar me përgjegjshmëri dhe vizion në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarit, jo vetëm tani, por dhe në perspektivë afatgjatë“, shkroi Meta në Facebook.

Prej disa ditësh PD ka bërë propozimet sa i takon masave ekonomike, që duhet të lehtësojnë biznesin, nga taksat, dhe duhet tiu garantojnë sigurinë ushqimore të gjithë qytetarëve që kanë humbur punët e tyre.

Artikulli paraprakE gjithë kjo psikozë frike është e qëllimtë
Artikulli tjetërDaniel Server i përgjigjet Thaçit: Dialogu yt me Serbinë një proces tërësisht i errët