Meta: Meidani President, zgjedhje me 13 Tetor, Rama mos pengojë zgjidhjen e krizës

Presidenti Meta ka dhënë një tjetër alternativë për zgjidhjen e krizës politike duke përfshirë edhe largimin e tij nga posti i Presidentit përpara datës 13 Tetor. Ai ka deklaruar se Presidenti mund të jetë një socialist si Meidani, i cili nuk i nënshtrohet presionit.

Meta i ka bërë thirrje Ramës të reflektojë dhe të mos pengojë zgjedhjet me 13 Tetor. Kreu i shtetit ka propozuar që zgjedhjet mund të jenë edhe vetëm ato lokale dhe për Presidentin, duke mos përjashtuar gjithashtu edhe zgjedhjet parlamentare.

“Në mendjen time ekziston vetëm një datë, 18 Tetori. Është një datë që nuk e vendos unë, por e kanë vendosur të tjerë. Ajo që kemi vendosur bashkë, është që Shqipëria të bëhet si gjithë Europa.

Zgjedhejt e ligjshme shtetërore, kushtetuese janë në 13 Tetor.

Arsyet përse kam dekretuar këtë datë, ju i dini, ishte data më e afërt, duke respektuar të gjtihë procedurat Kushtetuese dhe ligjore, që mund të garantonte përfshirjen e të gjtihë forcave opozitare që do të donin të merrnin pjesënë zgjedhje.

Të votojnë për pushtetin vendor, për Kuvendin e Shqipërisë, i cili nuk mendoj se është në situatë normale, njëkohësisht edhe për Presidentin e Republikës, duke qenë se ka disa pretendime nga Partia Socialiste, e cila ka qenë mbështetësja e kandidimit tim.

13 Tetori është një ditë e pashmangshme nga pikëpamje Kushtetuese dhe ligjore”.

Ai gjithashtu shtoi se ‘nëse shqiptarët mendojnë se Presidenti ka gabuar, le të hyjmë në zgjedhje presidenciale dhe ndërkohë, Presidentin ta zëvëndësojë dikush që ia di mirë përgjegjësitë dhe seriozitetin këtij institucioni”.

Artikulli paraprakPD: Tenderi 30 milionë eurosh për uniformat e policisë, aferë korruptive! Favorizohet klienti i qeverisë
Artikulli tjetërBanka Botërore: Qeveria “Rama” ka dështuar